Lajme
Sulm në Britani, mes viktimave edhe dy studentë
Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në qendër të Nottingham-it në Britaninë e Madhe. Mediat britanike bëjnë të ditur se dy nga viktimat ishin studentë të Universitetit të Nottingham, ndërsa është arrestuar një 31-vjeçar i dyshuar për vrasjet.
Universiteti ka njoftuar përmes një deklarate në Twitter dhe ka shprehur ngushëllimet për viktimat. “Me pikëllim të madh konfirmojmë vdekjen e papritur të dy prej studentëve tanë pas një incidenti të madh në qendër të Nottingham gjatë natës. Jemi të tronditur dhe të shkatërruar nga lajmet dhe mendimet tona janë me të prekurit, familjet dhe miqtë e tyre. Vdekjet ka të ngjarë të shkaktojnë shqetësim për stafin dhe studentët në komunitetin tonë”.
Sulmi i shumëfishtë ndodhi para agimit në Nottingham, ku tre perosna u vranë me thikë në dy momente të ndryshme dhe tre të tjerë u plagosën pasi u goditën më pas nga një 31-vjeçar që drejtonte një furgon. 31-vjeçari u arrestua menjëherë dhe ndodhet në paraburgim. Policia ende nuk e ka konfirmuar motivin hipotetik terrorist, por është vigjilente edhe ndaj kësaj hipoteze të mundshme.
Policia kishte deklaruar një “incident të madh” më herët këtë mëngjes, pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugë në Ilkeston Road pak pas orës 4 të mëngjesit.
Më pas oficerët u thirrën në Milton Street pak më shumë se një milje larg, ku një shofer furgoni kishte tentuar të përmbyste tre persona. Të plagosurit aktualisht po trajtohen në spital. Një burrë i tretë u gjet i vdekur në rrugën Magdala aty pranë.
Një dëshmitar okular raportoi se kishte parë një të ri dhe një grua të re duke u goditur me thikë në rrugën Ilkeston.
Një tjetër dëshmitare okulare tha se ajo pa një shofer furgoni që goditi dy persona në Nottingham City Centre. Disa viktima të plagosur në sulmin me furgon ishin duke pritur në një stacion autobusi, ka thënë udhëheqësi i Këshillit të Qytetit të Nottingham për BBC.
Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka shprehu ngushëllimet e tij pas sulmit.
“Mendimet tona shkojnë te viktimat e ngjarjeve tragjike në Nottingham, të lënduarit, familjet. Ne ndajmë pikëllimin e miqve tanë britanikë dhe qëndrojmë në krah të tyre”, shkruan Macron në Twitter.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













