Lajme
Sulmi në Bruksel, ndërpritet ndeshja Belgjikë-Suedi
Pas sulmit në qendër të Brukselit është ndërprerë ndeshja që po zhvillohej mes Belgjikës dhe Suedisë.
Ndërkohë, dëshmitarët e cituar nga “Le Soir” raportojnë se kanë parë një individ të armatosur të veshur me një xhaketë portokalli duke ikur me një skuter.
Ai dyshohet se ka qëlluar fillimisht në hollin e një pallati dhe më pas drejt dy personave që ndodheshin në një taksi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në afërsi të Place Sainctelette. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe shërbimet e emergjencës. masë të madhe shërbimet e emergjencës. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale, i dyshuari pretendon se i përket Shtetit Islamik. “Ne jetojmë për fenë tonë, ne vdesim për fenë tonë, faleminderit Zotit”, thotë ai në njërën prej tyre.
Antoine Iseux, zëdhënës i qendrës kombëtare të krizave, i kontaktuar nga “Le Soir” tha se, po monitorohet situata.
“Për momentin, dosja është ende duke u ndjekur nga prokuroria publike e Brukselit”, shpjegon ai.
Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë janë aktualisht në qendrën e krizës për të monitoruar situatën.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët Qytetarët e kantonit Solothurn do të vendosin më 8 mars mbi rritjen e pagesave mujore për... -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike -
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale













