Lajme
Sulmi në Norvegji dyshohet të jetë ‘akt terrorist’
Sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, duket se ishte akt terrorizmi, tha Shërbimi i Sigurisë i Norvegjisë (PST).
Sulmi ndodhi të mërkurën në një dyqan dhe lokacione të tjera të qytetit Kongsberg.
Sulmuesi i dyshuar u identifikua si Espen Andersen Brathen, shtetas danez, 37 vjeç.
Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri, të moshës midis 50 dhe 70 vjeç.
Policia tha se i dyshuari, i cili është konvertuar më herët në Islam, do të dalë para gjykatës të premten.
PST veçoi të enjten aspekte të ndryshme të sulmit për të shpjeguar, siç tha, besimin e agjencisë se veprimet e të dyshuarit “duket se përbëjnë akt terrorizmi”, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Sulmet ndaj njerëzve të rastit në vende publike janë metodë e përsëritur e islamistëve ekstremistë që kryejnë terror në Perëndim”, tha agjencia.
“Ky është një sulm i kryer nga një ose disa autorë, me lloje të thjeshta armësh, kundër caqeve me pak ose aspak masa sigurie”, thuhet në deklaratë.
PST tha se hetimet do t’i sqarojnë më në detaje motivet e incidentit
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











