Kosova
Sulmohet policia e Kosovës në veri të Mitrovicës
5 zyrtarë policorë të Kosovës janë lënduar pas një sulmi që ndodhi mbrëmë në veri të Mitrovicës, teksa i bënë thirrje një kamioni të ndalonte në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi dyshohej se transportonte mallra kontrabandë.
Menjëherë në drejtim të kamionit kanë shkuar disa automjete të civilëve të zonës që tentuan të pengonin policinë të kryente detyrën e saj.
Më pas drejtuesi i kamionit shtoi shpejtësinë dhe çau postbllokun e sajuar me makina policie, duke lënduar 5 efektivë.
“Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut, duke përdorur armën zyrtare. Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar drejtuesin, personin e dyshuar A.D.”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












