Kosova
Sunny Hill pret 25 mijë fansa, një nga më të mëdhenjtë deri tani
Sunny Hill do të mbahet në Parkun e Gërmisë nga 4 deri më 7 gusht dhe sipas organizatorëve, festivali do të sjellë në Prishtinë një numër të madh artistësh me famë botërore
Në Prishtinë, më 4 gusht, nis Festivali i muzikës Sunny Hill, që organizohet nga Fondacioni me të njëjtin emër i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.
Në konferencën për media para nisjes së festivalit, Dua Lipa tha se është krenare që gjendet në Kosovë dhe u shpreh e emocionuar për performancën gjatë natës së sotme, përcjell albinfo.ch.
“Po më vjen shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim dhe të kem mundësi të bëj diçka të tillë”, tha Dua Lipa. “Është një ndjesi shumë e mirë të vish të performosh në Prishtinë, nuk ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres që t’i ndiej ato emocionet para se të dal në skenë”, shtoi ajo.
Sunny Hill do të mbahet në Parkun e Gërmisë nga 4 deri më 7 gusht dhe, sipas organizatorëve, festivali do të sjellë në Prishtinë një numër të madh artistësh me famë botërore.
Dukagjin Lipa tha se ky festival po organizohet pas një mosmarrëveshjeje me autoritetet në Kosovë lidhur me lokacionin se ku do të mbahej. “Pati një ndalesë të madhe. Në mendjen tonë ishte sikur asgjë më nuk do të organizohej në mënyrën si ka qenë përpara. Por, fatmirësisht ja ku jemi, pas dy vjetëve organizojmë festivalin më të madh në rajon”, tha Dukagjin Lipa.
Sipas tij, nëse do të realizohej plani paraprak që Sunny Hill të mbahej në Bërnicë të Poshtme, atëherë do të mund të ndiqej nga 40.000 persona.
Por, kapaciteti në Gërmi do të mundësojë që ky festival të ndiqet nga mbi 25.000 persona, që sipas Dukagjin Lipës, bën që edicioni i sivjetmë të jetë më i madhi.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ngjarje sikurse Sunny Hill po ndihmojnë në promovimin e Prishtinës dhe Kosovës në përgjithësi.
“Pavarësisht faktit që Kosova po ndihet e izoluar për shkak të liberalizimit të vizave, Prishtina megjithatë është transformuar në një qendër kreative, inovative që duke i falënderuar njerëzve të mëdhenj, artistëve të mëdhenj sikurse Dua që vijnë e kontribuojnë më shumë se çdo diplomat dhe krejt shteti në promovimin e vendit”, tha Rama.
Më herët gjatë këtij vitit, për shkak të mospajtimeve lidhur me kërkesën për shfrytëzim nga Fondacioni Sunny Hill të një parcele prej 17 hektarësh në periferi të Prishtinës, ishte anuluar mbajtja e festivalit në Prishtinë dhe ishte bartur në Tiranë.
Por, më pas u arrit pajtueshmëria që festivali të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht dhe më pas në Tiranë nga 26 deri më 28 gusht.
Edicioni i parë i Festivalit Sunny Hill është mbajtur më 2018, ndërkaq edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










