Sport
Super Eros Grezda, shënon dy gola në Skoci
Grezda ishte i jashtëzakonshëm në këtë përballje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë edhe një asistim
Futbollisti kuqezi, Eros Grezda, ka pritur momentin e tij dhe nuk ka dëshpëruar. Ai ishte titullar për Rangers në fitoren e thellë përballë Motherwell me rezultat 7:1.
Grezda ishte i jashtëzakonshëm në këtë përballje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë edhe një asistim, shkruan albinfo.ch.
Ai dha pasimin për golin e 4:1 të realizuar nga Middleton, teksa më parë kishin realizuar Arfield dhe Tavernier.
Pas lojës së bukur, erdhi edhe goli i parë në Skoci. Ai erdhi me depërtim në zonë duke shmangur dy mbrojtës dhe duke realizuar me të majtën. Më pas, goli i dytë ka ardhur pas një pasimi të bukur. Ai shënoi me kokë.
Rangers fitoi 7:1, derisa futbollisti kuqezi la gjurmë në këtë ndeshje, duke dëshmuar aftësitë e tij edhe në Skoci.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=Oy0_GAZbD2E
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















