Uncategorized
Super goli i Xhemailit
Ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A për Xhemailin i cili ka bërë edhe një asistim
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ka zhvilluar edhe një ndeshje të mirë me Bolognën në Serie A. Përfaqësuesi i Zvicrës, ka qenë titullar me skuadrën e tij Bologna në takim ndaj Palermos që e fituan me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 67-të të ndeshjes, tetovari realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës 16 metërshit pas një goditje të fortë.
Ky ishte goli i parë këtë edicion në Serie A për Xhemailin i cili ka bërë edhe një asistim. Xhemaili ka përvojë në kampionatin italian, pasi më herët ka luajtur edhe me Genoan dhe Napolin.
Xhemaili është edhe një nga mesfushorët kryesor në Përfaqësuesen e Zvicrës, derisa u paraqit rregullisht edhe në Kampionatin Evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=L0vOojfiEpU
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













