Autotech
Super vetura e prezantuar në Gjenevë
Krijimi i saj i ri, “Battista” iu shpalos botës në “Geneva Motor Show”
Çdo prodhues i respektuar automjetesh ka departamentin e tij të dizajnit. Por, kur duhet ndihmë shtesë, orientim, apo edhe thjesht frymëzim, atëherë hyjnë në lojë emra si “Pininfarina”.
Me një eksperiencë thuajse 90-vjeçare, firma konsultuese italiane e dizajnit njihet më së shumti për bashkëpunimin e saj me Ferrarin, për të cilin ka krijuar mbi 60 vetura sportive ikonë.
Por sot, “Pininfarina” po bën diçka ndryshe, po krijon një makinë që mban emrin e vet asaj.
Krijimi i saj i ri, “Battista” iu shpalos botës në “Geneva Motor Show”. Supervetura ka tipare që nuk ngatërrohen lehtë dhe bashkëpunimi me Ferrarin e bën atë edhe më të rëndësishme. Ekspertiza e tij ka qenë e paçmuar për motorin e shasinë, ndërsa për pjesën e pamjes, aty “Pininfarina” ka shkrirë talentin e saj.
Përpara se të bashkonin forcat, dy kompanitë kanë qenë praktikisht rivale në disa fusha të biznesit të tyre, përcjell albinfo.ch.
Takimi i parë mes Battista “Pinin” Farina dhe Enzo Ferrarit ndodhi në tokë neutrale, në një restorant të “Tortona”-s së gjendur dikur mes zonave që i shërbejnë si bazë për aktivitetin: Torinos dhe Modenës.
Marrëveshja fillestare u arrit në vitin 1951 dhe, që prej atëherë, “Pininfarina” zor se e ka zhgënjyer Ferrarin kur vjen fjala te stili e hijeshia e prodhimeve të tij.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














