Futboll
Super Zhegrova, 2024-ën e nis me 3 gola e 2 asistime
Për këtë super paraqitje, Edon Zhegrova u vlerësua nga SofaScore me notën maksimale 10
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, e ka nisur vitin 2024 në mënyrë fantastike, duke shënuar hat-trick dhe duke asistuar në dy të tjerë.
Zhegrova ishte magjik në fitoren e thellë të Lille ndaj Golden Lion me rezultat 12-0, në kuadër të Kupës së Francës, shkruan albinfo.ch.
Zhegrova asistoi Yazici dhe David në dy golat e parë të skuadrës së tij në minutat 11 dhe 25, teksa golin e parë personal e shënoi në minutën e 33-të.
Ai e dërgoi topin edhe dy herë të tjera në rrjetë brenda 2 minutave në fundin e pjesës së parë, respektivisht në minutat 41 dhe 42 të sfidës.
Për këtë super paraqitje, Edon Zhegrova u vlerësua nga SofaScore me notën maksimale 10.
Kështu Lille me anë të kësaj fitoreje të thellë ka kaluar në fazën tjetër të kupës.
Second goal of Edon Zhegrova against Golden Lions
pic.twitter.com/xaM2lshwUV— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) January 6, 2024
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës












