Kosova
Superkupa “Kosovë-Diasporë” mbahet më 18 tetor
Më 18 tetor në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, do të mbahet Superkupa "Kosovë-Diasporë", raporton Albinfo.ch.
Kjo u vendos në takimin që kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pati me drejtuesit e futbollit shqiptar në Diasporë, kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe me nënkryetarin e sekretarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliuka e Miftar Dragidella.
Pjesëmarrës në Superkupën “Kosova-Diaspora” do të jenë KF Llapi, si fitues i Kupës së Kosovës, FC Kosova Zurich, si fituese e Kupës së Unionit në Zvicrës dhe AVK Bardhosh Gërvalla, si fituese e Kupës së Diasporës në Gjermani. Shorti për ndeshjet e këtij eventi do të tërhiqet më 17 tetor.
Drejtuesit e dy asociacioneve të futbollit shqiptar në Diasporë e falënderuan presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin futbollit të Diasporës, teksa e vlerësuan shumë të rëndësishme që Superkupa ‘Kosovë-Diasporë‘ do të organizohet në një format të këtillë me tri ekipe.
Në anën tjetër, presidenti Ademi ritheksoi rolin tejet të rëndësishëm që Diaspora jonë ka pasur gjatë tërë historisë së re të popullit tonë, e po ashtu edhe në zhvillimin dhe ecurinë e futbollit të Kosovës ndër dekada./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












