E-Diaspora
“Swiss” blen avionë prej 1 miliard dollarësh
“Swiss” do të blejë dhjetë avionë të rinj, bëhet fjalë për dhjetë avionë të familjes Airbus A320. Shtatë A320 dhe tre A321 për një çmimi prej 1 miliard dollarësh, përcjell albinfo.ch.
Me këtë zgjerim me Airbus, “Swiss” do të ketë një nga flotat më të reja në Evropë, thuhet në një deklaratë të kompanisë. Si pjesë e modernizimit të flotës, “Swiss” mund të zvogëlojnë numrin e fluturimeve në saje të avionëve më të mëdhenj, ndërsa në të njëjtën kohë të mbushin avionët më mirë.
Aeroplanët e rinj të porositur kanë avantazhin se shpenzojnë më pak karburant dhe fluturojnë me më pak zhurmë. Pra, ata duhet të kursejnë deri në 20 për qind karburante për kilometër. Një A320 duhet të bëjë shumë më pak zhurmë, nëse krahasohet me avionët e tjerë. Zhurma e aeroplanëve në aeroportin e Cyrihut është një çështje që vazhdon të jetë temë e përditshme.
“Me këtë vendim, Grupi Lufthansa po reagon ndaj zhvillimit pozitiv të tregut dhe të ardhurave, duke siguruar kështu madhësinë e kërkuar të flotës në vitet e ardhshme”, njoftoi Lufthansa. Numri i përgjithshëm i porosive u rrit në 149 avionë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?














