Lajme

SWISS mund të largojë punonjësit e pavaksinuar

Linja ajrore kombëtare zvicerane njoftoi në gusht se i gjithë ekuipazhi i kabinës duhet të inokulohet kundër Covid deri më 15 nëntor.

Tani transportuesi tha se i gjithë “personeli fluturues” që nuk është i vaksinuar plotësisht mund të përballet me largim, përcjell albinfo.ch. 

Sidoqoftë, SWISS zgjati afatin deri në janar të vitit 2022. 

“Për punonjësit që kanë nevojë për më shumë kohë për të marrë vendime në lidhje me vaksinimet, ekziston mundësia e pezullimit të punësimit të tyre”, sipas zëdhënësit të kompanisë. 

Pasi të jenë të vaksinuar, këta njerëz mund të kthehen në punë brenda gjashtë muajve, por kushdo që refuzon të vaksinohet përballet me përfundimin në fund të janarit “për shkak të shkeljes së detyrës”. 

Shkalla e vaksinimit të linjës ajrore është pak më e lartë se ajo e popullatës së përgjithshme, e cila aktualisht është 55 për qind, tha zëdhënësi.