Jeta në Zvicër
Swisscoy, në Kosovë deri në vitin 2017?
Veç kësaj, qeveria e vendit ka kërkuar ngritjen e numrit të pjesëtarëve të misionit ushtarak në Kosovë nga 220 në 235 trupa
Këshilli Federal i Zvicrës planifikon që praninë e misionit ushtarak zviceran në Kosovë ta vazhdojë deri në vitin 2017. Ai ia ka dërguar parlamentit një kërkesë të tillë për miratim. Veç kësaj, qeveria e vendit ka kërkuar ngritjen e numrit të pjesëtarëve të misionit ushtarak në Kosovë nga 220 në 235 trupa.
Kjo ngritje, sipas një komunikate të publikuar të premten nga Departamenti i Mbrojtjes duhet bërë në mënyrë që misioni zviceran të jetë në gjendje të realizojë detyrat për të cilat është marrë vesh me KFOR-in.
Në situata të jashtëzakonshme, kontingjenti mund të rritet përkohësisht. Aktualisht kjo rritje mund të shkojë deri në 60 ushtarë dhe për jo më shumë se për katër muaj. Deri më tash ka qenë e mundur që shtimi i kontingjentit të arrinte deri në 80 ushtarë dhe të zgjaste deri në një vit.
Këshilli Federal e ka mbështetur qëndrimin e tij për vazhdimin e misionit ushtarak në Kosovë me “interesin e pandryshuar të Zvicrës për një Kosovë pa dhunë, pasi që stabiliteti i Ballkanit perëndimor është i lidhur drejtpërdrejtë me sigurinë e Zvicrës”.
Për faktin se misioni është i karakterit të armatosur dhe zgjat më shumë se tri javë, ai duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit.
Misioni Swisscoy, si pjesë e KFOR-it është i pranishëm në Kosovë që nga viti 1999. Nga fillimi deri më tash në këtë mision kanë marrë pjesë rreth 5400 ushtarë në mënyrë vullnetare. Ushtria e Zvicrës gëzon në Kosovë autoritet të lartë dhe besim, shkruan veç tjerash departamenti i mbrojtjes në komunikatën e tij.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












