Lajme
Sytë kah azili
Me 10 mijë e 135 kërkesa për azil gjatë vitit 2012, kosovarët bëjnë pjesë në 10 vendet e para të azilkërkuesve në vendet e BE-së
Qytetarët e Kosovës nuk iu kanë përmbajtur rekomandimeve të politikanëve vendorë se Bashkimi Evropian nuk pranon më refugjat nga Kosova. Ata, përkundrazi gjatë viti 2012 e kanë shtuar numrin e kërkesës për azil në vendet e BE-së edhe pse shumica e kërkesave janë refuzuar.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se nuk i dinë arsyet pse kosovarët mbeten azilkërkues të vendosur, por asaj i sugjerohet se duhet të bindë qeveritë në perëndim se është serioze. Ndërkaq, Francë, Gjermani, Belgjikë, Suedi e Zvicra, mbesin vendet më të preferuar për azil.
Siç raporton JNK, numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së në vitin 2012 ishte 10 mijë e 135 veta. Ky numër ka shënuar rritje krahasuar me vitin 2011 kur 9 mijë e 870 banorë të Kosovë, ose rreth 250 më pak, kishin kërkuar të dilnin jashtë Kosovës.
Në vitin 2010 kishte më shumë kërkesa pasi që 14 mijë e 310 persona provuan të bëhen banorë të vendeve evropiane. Ndryshe, nga 1 milion e 700 mijë banorë sa ka vendi, në vitin 2012 azil ka kërkuar çdo i 167-ti shtetas kosovar, që mbetet një shufër mjaft shqetësuese.
Me 10 mijë e 135 kërkesa për azil gjatë vitit 2012, kosovarët bëjnë pjesë në10 vendet e para të azilkërkuesve në vendet e BE-së.
Ndryshe, para Kosovës nga vendet e rajonit është vetëm Serbia në vendin e 5-të. Listës i prijnë afganët, pasuar nga sirianët, rusët e pakistanezët. Bashkë me të tjerët nga shumë vende të botës, janë gjithsej 331 mijë e 975 aplikues për azil.
Nga 210 kërkesa për azil në Luksemburg nga kosovarët për vitin 2012, ky shtet ka shqyrtuar 65 të tilla, prej të cilave vetëm pesë janë vendime pozitive, bazuar në Konventën e Gjenevës që ka të bëjë me çështje humanitare. Të tjerat janë refuzuar.
Sllovenia nga 20 aplikues për azil nga Kosova, i ka shqyrtuar pesë dhe të gjithë kanë marrë përgjigje negative. 1 mijë e 45 kërkesa për azil nga kosovarët gjatë vitit 2012 janë dorëzuar në Suedi. Ky shtet ka shqyrtuar 680 dhe të gjitha i ka refuzuar.
Zvicra ka shqyrtuar 40 aplikime për azil të kosovarëve nga totali prej 585 të tilla dhe ka refuzuar të gjitha. Enti Zviceran Federativ për Migracion (BFM) që nga 25 marsi 2013 e zbaton procedurën 48-orëshe edhe për kërkuesit e azilit nga Kosova dhe Gjeorgjia.
Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane, thotë se qeveria po zbaton fushatë kundër emigrimit ilegal. “Po ashtu jemi duke angazhuar policinë dhe institucionet tjera përgjegjëse për ta luftuar këtë fenomen”, thotë Çitaku.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













