Kosova
“Ta ruajmë ambientin”, ishte mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës
Me aktivitete të ndryshme po shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, e po thuajse në të gjitha këto ngjarje thirrja e përbashkët ka qenë ta ruajmë tokën çdo ditë.
Edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës nëpërmes një video-spoti, ka ftuar të gjithë qytetarët që ta duan tokën, ta mbajnë të pastër dhe ta ruajnë atë.
“Ne të gjithë e duam tokën tonë. Ta mbajmë të pastër dhe ta ruajmë atë”, ka bërë thirrje ministrja Albena Reshitaj, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e këtij aktiviteti të nxënësve në komunën e Rahovecit ka qenë ministrja Reshitaj e cila ka përsëritur mesazhin e tij. Klubet e Gjelbra të shkollave fillore dhe të Institucioneve parashkollore të Prishtinës, kanë mbjell sot lule e pemë për ambient më të pastër.
Ky aksion është realizuar dhe nën shoqërinë e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Me mbjelljen e luleve në qendër të qytetit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Cambridge School Gjilan, në formë simbolike kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës.
I pari i gjilanasve ka njoftuar se aksioni i gjelbërimit të qytetit dhe fshatrave do të vazhdojë për pesë javë, duke ka ftuar edhe shoqatat, organizatat, dhe institucionet tjera që veprojnë brenda dhe jashtë Gjilanit që t’i bashkëngjiten aksionit. Edhe policia e Kosovës ka ndërmarr disa aktivitetet për ta shënuar këtë ditë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












