Shqipëria
Tabaku: Qeveria vendim të ri që grabit pronarët e tokave
"Vendimi është shtojcë e "ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtetuese, që rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë"
Një vendim i Këshillit të Ministrave i miratuar këtë javë, për Partinë Demokratike vulos grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një konferencë për media ka thënë se vendimi është shtojcë e “ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtetuese, që rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë”.
Ajo sqaroi se vendimi parashikon që ky kompensim financiar, jo më shumë se 10 milionë lekë, do të shpërndahet në 10 vite me një këst prej maksimumi 1 milion lekësh në vit.
“Kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












