Tadiq: Kosova nuk është parakusht për hyrje në BE
Tadiq:Kurrfarë presioni ndaj Serbisë, para fitimit eventual të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nuk do të ketë “efektivitet”
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha sot se Kosova nuk është parakusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se nuk ka dilema se disa shtete do të insistojnë që Serbia ta zgjidhë këtë çështje para se të hyjë në BE, njfoton REL.
“Kosova nuk është parakusht për integrime evropiane të Serbisë, por nuk duhet përhapur iluzionin se kjo nuk është problem në integrimet evropiane”, tha sot Tadiq para gazetarëve në Beograd.
Duke u shprehur për dialogun me Prishtinën, Boris Tadiq, tha se Beogradi është shumë konstruktiv në këto bisedime.
“Ne para se gjithash dëshirojmë ta zgjidhim konfliktin dhe të gjejmë zgjidhje teknike për problemet e qytetarëve në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë, përfshirë transportin e mallrave dhe shërbimeve, bile edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në forumet rajonale”, tha Tadiq.
Ai mëtutje theksoi se kurrfarë presioni ndaj Serbisë, para fitimit eventual të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nuk do të ketë “efektivitet”.
E-Diaspora
-
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut” Takimi u mbajt në Dyseldorf ndërsa u zhvillua diskutim i drejtpërdrejtë dhe strategjik mbi këtë temë... -
Shoqata Kulturore “Sharri” nderon figurën e Rexhep Rifatit, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe identitetit shqiptar në diasporë -
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Një aeroplan i vogël u rrëzua në kantonin e Bernës Një aeroplan i vogël u rrëzua në Ochlenberg në kantonin e Bernës. Zona ishte kryesisht e... -
Një burg për gra në Zvicër dëshiron të integrojë më mirë jetën familjare -
Zvicër: Numri i urgjencës 142 do t’u përgjigjet viktimave të dhunës në familje nga 1 maji -
Pse të folurit e gjermanishtes standarde mund të jetë problem në Zvicër -
Si po i rrit lufta në Lindjen e Mesme normat e hipotekave në Zvicër










