Lajme
Takim i kryediplomatëve të BE-së mes shqetësimeve mbi marrëveshjen e grurit
Moska ka vazhduar për të tretën ditë me radhë sulmet ajrore kundër zonave në jug të Ukrainës, duke vënë në shënjestër veçanërisht objektet ku mbahet gruri ukrainas. Të paktën dy persona kanë vdekur në qytetin port të Odesës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë këtyre sulmeve. Në Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian po takohen për të diskutuar mbi çështjen e grurit ukrainas dhe gjetjen e rrugëve alternative për të dërguar grurë ukrainas në vendet që rrezikohen nga uria.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan të enjten në Bruksel për të diskutuar planet për të nxjerrë grurin nga Ukraina, pas pezullimit të një marrëveshje me Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja për transportimin e sigurt të tij. Takimi vjen ndërsa sulmet ruse dëmtuan vendet ku mbahet gruri në Ukrainë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se sulmet në qytetin port të Odesës përbënin një sulm ndaj “njerëzve më të varfër në botë”.
“Qindra-mijëra njerëz, për të mos thënë miliona, kanë nevojë urgjente për grurin nga Ukraina. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që gruri në Ukrainë të mos kalbet gjatë javëve të ardhshme, por të arrijë te njerëzit në mbarë botën që kanë nevojë urgjente për të”, tha ministrja gjermane për Punë të Jashtme, Baerbock.
Rusia goditi qytetet jugore të Ukrainës, përfshirë qytetin port të Odesas, me dronë dhe raketa për të tretën natë radhazi në një valë sulmesh që ka shkatërruar një pjesë të infrastrukturës kritike të eksportit të grurit të vendit. Sipas zyrtarëve ukrainas, deri më tani dihet për dy të vrarë dhe të paktën 21 të plagosur.
19 persona të tjerë u plagosën në qytetin jugor të Mykolaivit në sulmet që u kryen gjatë natës, thanë zyrtarët të enjten.
Sulmet e së enjtes u bënë pak ditë pasi Presidenti Vladimir Putin tërhoqi Rusinë nga një marrëveshje e kohës së luftës që lejoi Ukrainën të dërgonte grurë në vendet që përballeshin me kërcënimin e urisë./Euronews
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














