Takim me moton “Faleminderit, Gjermani”
Me datën 02. 02. 2012, prej orës 18:00, në Emmendingen të Gjermanis
“Të mirën që po bën sot harrohet, ti vazhdo të bësh mirë”.Nëna Tereze
Me shpejtësi po i afrohemi katërvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Një rast shumë i volitshëm që të falënderojmë Gjermaninë për ndihmën e dhënë në realizimin e aspiratës sonë shekullore.
Shumë qytetarë gjermanë janë duke kryer një mision të pashembullt në rimëkëmbjen e ekonomisë, industrisë dhe infrastrukturës deri në themele të shkatërruar, si dhe në zhvillimin e Kosovës.
Ne duam që kjo punë dhe ndihmë me të vërtetë e madhe për jetën dhe mirëqenien e familjarëve tanë të mos harrohet, andaj edhe kemi rastin që këta akterë diskretë përzemërsisht t’ i falënderojmë. Takimi ynë i përbashkët ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe mendimeve, që vendi më i ri i Evropës të marrë hapin dhe të zhvillohet sipas trendeve demokratike evropiane.
Ardhja e juaj këtu, si stundentë, afaristë, veprimtarë dhe zyrtarë në vendet ku jetoni është e një interesi të madh dhe ka rëndësi domethënëse.
Meqë kemi të bëjmë me një lokal, ku hapësira është e kufizuar, ne në ftesën tonë nuk e japim adresën ku mbahet takimi, që të vërtetohet pjesëmarrja e juaj, prandaj preferohet kontakti i juaj me ne në këtë nr. tel. +4917648556702.
Takimin tonë do e pasuronin studentët.
Ne shfrytëzojmë rastin që t’u falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.
Takimin tonë me pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre aktiv e begatojnë:
1. Anëtari i Parlamentit gjerman, z. Peter Weiss,2. Mbrëmjen e hap ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Vilson Mirdita
Takimin do ta përshëndesin:
Z. Landrat Hanno HurthZ.OB Stefan Schlatterer
Me fotografi dhe sqarime rreth angazhimit të tyre në Kosovë do t‘ju informojnë:
Z. Herr SchnaiterZ. Vera Jeschke
Për argëtimin tuaj do të përkujdesen:
Albert Ibrahimaj, kitarBleona Shabani dhe Brikena Rrecaj me saksafon si dhe grupi i valleve i shoqatës sonë “Yjet e Kosovës” me valle tradicionale shqiptare si dhe hip hop.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










