Jeta në Zvicër
Taksat për biletat e aeroplanëve është një ide “absurde”
Dashuria e zviceranëve për të fluturuar, shumë më e madhe se e evropianëve
Zvicra si shumë vende të tjera po mundohet të luftojë me mënyrën se si të kufizojë emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga trafiku ajror. Një ekspert i aviacionit zviceran përshkruan se si sektori është duke luftuar emetimet, përcjell albinfo.ch.
Dashuria e zviceranëve për të fluturuar, shumë më e madhe se e evropianëve. Mesatarisht, çdo qytetar zviceran fluturon 9,000 kilometra në vit, shkruan “Swissinfo.ch”.
Kohët e fundit, ka pasur thirrje për rregulla më të rrepta për të frenuar emetimet e CO2 në sektorin e aviacionit, veçanërisht nga të rinjtë dhe grupet mjedisore. Emisionet e tilla përfaqësojnë 2.5% të emetimeve globale të CO2, ose 10% në Zvicër (shifra 2016).
Në Bernë, parlamentarët e majtë kanë sugjeruar vendosjen e taksës klimatike mbi biletat e aeroplanëve, si ato të miratuara në Itali, Francë, Gjermani dhe Britani. Parlamentarët në Dhomën e Përfaqësuesve më të ulët e hodhën poshtë një propozim të tillë dhjetorin e kaluar, por aktualisht po shqyrtohet në Senat si pjesë e rishikimit të ligjit zviceran të CO2.
Hansjörg Bürgi, kryeredaktor i revistës së aviacionit zviceran “Skynews”, ka thënë se taksat për bileta të aeroplanit është një ide absurde, përcjell tutje albinfo.ch.
Ai ka shtuar se ka disa mënyrë për t’u reduktuar emetimet e gazrave. Ai shtoi se aeroplanët elektrikë tashmë janë një realitet në Zvicër dhe përdoren për fluturime stërvitore, derisa për fluturime komerciale ka ende kohë.
Burgi shtoi se aviacioni duhet të trajtohet në nivel global dhe kjo është ajo që sektori po bën.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel














