Autotech
Taksi fluturuese nga viti 2025
Prototipi e ka kryer një fluturim prove në Gjermani këtë muaj, e duket mjaft premtues
Një taksi fluturuese për të mposhtur trafikun. Distancën nga “JFK” në Manhattan e përshkon për 6 minuta, e çmimi do të jetë 70 dollarë apo 80 dollarë.
Ideja e jashtëzakonshme e një makine fluturuese elektrike i përket “Litium”-it, një “start-up”-i gjerman me bazë në Munih.
Makina që synon të revolucionarizojë udhëtimin urban, duke e çuar në një nivel tjetër, duhet të hyjë në shërbim në vitin 2025 e mund të mbajë deri në 5 persona.
Ajo do të ketë motor elektrik, do të jetë e aftë të udhëtojë me një shpejtësi që mbërrin deri në 300 km në orë, e praktikisht premton ta lehtësojë ndjeshëm lëvizjen nëpër qytete e rajone me trafik të ngjeshur.
Me 5 vendet e saj, përfshirë atë të pilotit, prej taksisë fluturuese që ofron një alternativë serioze ndaj udhëtimit rrugor mund të përfitojnë edhe familje të vogla, e me një kosto më se të përballueshme, transmeton “TCH”.
Prototipi e ka kryer një fluturim prove në Gjermani këtë muaj, e duket mjaft premtues, përcjell albinfo.ch.
Sipas drejtuesit të projektit, Stephan Baur, këto taksi të ajrit do të ngjasojnë deri diku me helikopterët.
https://www.facebook.com/verge/videos/1417286841640988/
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme













