Futboll

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë me ekipin italian

Italia ka qenë vendi i ëndrrave për shumë shqiptarë, e cila së fundi po shihet se u shndërrua e tillë edhe në aspektin sportiv. Shumë lojtarë dëshironin që karrierën e tyre ta ndërtonin në shtetin fqinj dhe e shihnin kampionatin italian si parajsën e futbollit. Lidhja që ka ekzistuar në të shkuarën vazhdon edhe në ditët e fundit. Statistikat tregojnë se shqiptarët kanë “pushtuar” Italinë edhe në aspektin e futbollit.

Së fundmi shtetit italian i është shtuar talenti 17-vjeçar, Altin Kryeziu, ku ka firmosur kontratën e parë si profesionist.

Lojtari me origjinë shqiptare, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, ka firmosur me SPAL, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Etrit Berishës.

Pritet që portieri i Kombëtares shqiptare ta ndihmojë për t’u inkuadruar në ekipin e parë, pasi tashmë, Kryeziu do të luajë me ekipin SPAL U-19, e cila garon në Primavera grupi A2.

Kujtojmë që së fundmi, Serie A italiane iu shtuan emra si Kastriot Dërmaku dhe Amir Rrahmani.

Futbollistë të tjerë shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian janë: Thomas Strakosha, Valon Berisha, Marash Kumbulla, Emanuele Ndoj, Berat Xhimshiti dhe Elseid Hysaj.Sezonin e kaluar, mesfushori luajti 22 ndeshje për ekipin e Triglav në Slloveni, duke shënuar 6 gola, përcjell albinfo.ch.