Sport
Tarashaj, përfundimisht pjesë e Evropianit!
Me largimin definitiv të tre lojtarëve, futbollisti shqiptarozviceran Shani Tarashaj përfundimisht siguron shkuarjen në Francë gjegjësisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2016
Siç shkruan blick.ch, në një konferencë shtypi që do të mbajë në orën 18.00 përzgjedhësi i Nati-t të Zvicrës, Vladimir Petkovic do të shpallë listën përfundimtare të 23 lojtarëve që do të shkojnë në Francë, në Evropianin 2016.
Dhe, sipas asaj që ka marrë vesh ky portal, tre futbollistë do të nxirren nga kuadri prej 26 lojtarësh që ishte në variantin e parë. Ata janë: Senderos, Widmer dhe Zuffi, transmeton albinfo.ch. Këta do të hiqen për shkak të performancës së dobët në ndeshjen testuese me Belgjikën të shtunën.
Me largimin definitiv të këtyre tre lojtarëve, futbollisti shqiptarozviceran Shani Tarashaj përfundimisht siguron shkuarjen në Francë gjegjësisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2016. Krahas tij përfitojnë edhe Fabian Frei dhe Denis Zakaria.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern















