Lajme
Task forca: Pandemia në Zvicër, në rënie të vazhdueshme, nga fillimi i janarit
Task forca bazon analizën e saj ku konstaton kursin në rënie, në vëzhgimin e rasteve të konfirmuara pozitive, atyre të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në 14 ditët e fundit
Sipas task forcës federale shkencore, situata epidemiologjike në Zvicër është në rënie që nga fillimi i vitit dhe vazhdon të jetë në një rënie të lehtë nga mesi i janarit.
Po kështu, vdekshmëria e shkaktuar nga korona po zvogëlohet, por është ende evidente në Zvicrën lindore dhe qendrore, në Cyrih dhe në Ticino, raporton sda.ch.
Kështu shkruan grupi punues (Task Forca Shkencore) Covid-19 në vlerësimin e situatës, të botuar të martën, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve të konfirmuara gjatë 14 ditëve të fundit është 296 për 100,000 banorë. Një javë më parë ky numër ishte 374.
Shkalla e pozitivitetit është ulur krahasuar me javën e kaluar nga 11 për qind në 10.4 për qind sipas gejndjes së 31 janarit.
Sipas task forcës, në 14 ditët e fundit kishte në mes të 283 dhe 341 pacientë Covid-19 të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv .
Task forca bazon analizën e saj ku konstaton kursin në rënie, në vëzhgimin e rasteve të konfirmuara pozitive, atyre të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në 14 ditët e fundit.
Rastet e konfirmuara janë ulur me 22 përqind në javë, shtrimet në spital me 34 për qind dhe vdekjet me 19 për qind, përcjell albinfo.ch. Këto vlera pasqyrojnë situatën e infeksioneve të disa javëve më parë, shkruan task forca.
Gjatë dy javëve të fundit ka pasur midis 27 dhe 57 vdekje çdo ditë Që nga mesi i tetorit, statistikat për Zvicrën kanë treguar një vdekshmëri të konsiderueshme të rritur midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart. Kjo gjendje është ende e pranishme në Zvicrën lindore dhe qendrore, në Cyrih dhe në Ticino, por në përgjithësi po zvogëlohet, shkruan task forca.
Rastet e infeksioneve me variantet britanike dhe afrikane të Jugut të virusit janë rritur vazhdimisht në Zvicër që nga zbulimi i parë, transmeton albinfo.ch.
Task forca vlerëson se varianti britanik përbënte rreth dhjetë për qind të rasteve në Zvicër që nga 18 janari.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













