Lajme
Task Force, Zvicër: “Ka ndodhur diçka e habitshme dhe e këndshme”
Ackermann: "Gjithmonë në raste të tilla pritet të ndodhë rritje e numrit të infeksioneve. Por te ne ka ndodhur diçka e habitshme dhe e këndshme: pas lehtësimit të masave, numri i rasteve ra"
Lehtësimi i masave në kohën kur numri i rasteve është duke u rritur, gjithmonë do të thotë rrezik, thotë Martin Ackermann, shef i Task Forcës Shkencore Federale.
Intuitivisht gjithmonë në raste të tilla pritet të ndodhë rritje e numrit të infeksioneve. Sidoqoftë, te ne ka ndodhur diçka e habitshme dhe e këndshme: pas lehtësimit të masave, numri i rasteve ra”, shkruan watson.ch.
Ackermann këtë e ka thënë në konferencën e sotme për media, duke ju referuar zhvillimeve aktuale pozitive sa i përket pandemisë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Është e rëndësishme të kuptohet pse modelimi (i bërë nga Task Forca) nuk është përputhur me realitetin. Task forca do të merret me këtë në mënyrë që të bëjë modelimin më të saktë.
“Rreziku i njerëzve që të infektohen me korona para vaksinimit do të ulet gjithnjë e më shumë me përparimin e fushatës së vaksinimit”, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, është i mundur lehtësimi i mëtejshëm i kujdesshëm, pa rritur rrezikun për ata që nuk janë vaksinuar ende.
Më në fund, Martin Ackermann i bën thirrje popullatës zvicerane që të vaksinohet.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












