Futboll
Taulant Seferi e përfundon aventurën në Winterthur me 10 gola
Futbollisti shqiptar shënoi dhjetë gola me Winterthur-in, derisa tashmë do t’i bashkohet Young Boys-it
Futbollistët shqiptarë nuk janë protagonistë vetëm në Superligën e Zvicrës, por edhe në Challenge League.
Sigurisht një nga më të dalluarit është Taulant Seferi, që mbrojti ngjyrat e Winterthur-it, ku ishte i huazuar nga Young Boys, përcjell albinfo.ch.
Seferi është pjesë e Shqipërisë U-21, derisa tashmë do t’i bashkohet kampionëve të Zvicrës. Për Winterthurin, ai realizoi 10 gola, duke qenë njëri nga më të dalluarit për skuadrën zvicerane, që nuk arriti të ngjitet në Superligë.
“Jam shumë i lumtur që mbylla sezonin me gol dhe me fitore. Ishte ndeshja e fundit për FC Winterthur, u ndjeva i mërzitur për ndarjen me tifozët, bashkëlojtarët dhe me stafin teknik, por kështu e ka jeta e futbollit. Jam shumë falënderues ndaj atyre që më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Falënderim i posaçëm shkon drejt familjes dhe të gjithë juve për përkrahjen. FC Winterthur do të ngelet në kujtimet e mia të bukura. Një foto mbas lojës me flamurin më të bukur në botë!”, shkruan Seferi në rrjetet sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













