Sport
Taulant Xhaka reklamon për “Hugo Boss”
I veshur me një kostum klasik, mesfushori shqiptar dukej një “Boss” i vërtetë ndërsa pozonte përpara aparatit fotografik.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, së fundi ka qenë pjesë e një reklame për shtëpinë e famshme të modës “Hugo Boss”.
Një grup i përbërë nga gjashtë lojtarë të Fc Basel, mes tyre edhe Taulant Xhaka, kanë vizituar një nga dyqanet më të mëdha të “Hugo Boss”. Futbollistët kanë pozuar për një album reklamues të kësaj kompanie të mirënjohur botërore të veshjeve.
I veshur me një kostum klasik, mesfushori shqiptar dukej një “Boss” i vërtetë ndërsa pozonte përpara aparatit fotografik.
Xhaka publikoi një foto në Instagramin e tij, bashkëngjitur së cilës ka shkruar se ishte kënaqur shumë nga ky fotosesion.
Si në Kombëtaren Shqiptare ashtu edhe te ekipi i Bazelit, Xhaka është një nga lojtarët e pazëvendësueshëm.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Zvicër
-
Emërohet atasheu i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Zvicër Nënkoloneli Besim Gashi, është akredituar zyrtarisht si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Konfederatën...
-
Gati 100 postierë sulmohen nga qentë çdo vit në Zvicër
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
-
Samiti i paqes për Ukrainën, jo plotësisht në unanimitet
-
Samiti për Ukrainën: Neutraliteti zviceran “në zjarr”