Sport
Taulanti: Himnin kombëtar e këndon edhe Graniti
“Besoj që edhe Graniti përpara ndeshjes do ta këndojë himnin shqiptar brenda vetes. Ai ka gjak shqiptar”, deklaroi mesfushori i Baselit
Sfida ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës sa vjen e bëhet më interesante. Këtë e ka ndezur edhe Taulant Xhaka, i cili do të përballet me vëllain e tij, Granitin më 11 qershor. Taulanti në konferencën për media në Austri, aty ku po përgatitet Kombëtarja shqiptare, ka thënë se është krenar që luan për Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
“Është kënaqësi dhe krenari që luaj për Shqipërinë. Ka qenë një ëndërr të luaja për Kombëtaren dhe kur i vogël i shihja të gjitha ndeshjet e Kombëtares si tifoz i Shqipërisë. Himni? Babai im ma ka mësuar. Gjithashtu e kam mësuar në shkollën shqipe për 4 vjet. Himnin e dimë të gjithë si familje, edhe Graniti. Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin? Besoj që edhe Graniti përpara ndeshjes do ta këndojë himnin shqiptar brenda vetes. Ai ka gjak shqiptar”, deklaroi mesfushori i Baselit.
Sigurisht se ndeshja ndaj Zvicrës është speciale për të. “Është kënaqësi që jemi dy vëllezër në Francë. Unë do të jap maksimumin për Shqipërinë dhe Graniti për Zvicrën. Natyrisht që kam shumë emocione, pasi luaj kundër vëllait tim. A do t’i kursej ndërhyrjet? Jap maksimumin për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi nëse kam përballë Granitin apo dikë tjetër, unë do të bëj atë që kërkon trajneri. Por, nuk bëj ndërhyrje për të vrarë vëllain tim apo dikë tjetër. Të gjitha ndërhyrjet në fushë i bëj brenda rregullave të lojës”, theksoi Taulanti, i cili është krenar për Granitin që u transferua në Arsenal. “E kam pritur shumë mirë. Mendoj që Graniti e ka merituar, pasi Arsenali luan në Champions. Unë dhe familja ime jemi krenar. Edhe nëse do të luante me Shqipërinë, mendoj që Graniti do ta realizonte këtë kalim. Me kualitetin që ka ai është mesfushori më i mirë në Evropë për pozicionin që ka”, theksoi ndër të tjera Taulant Xhaka.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











