Sport
Taulanti krenar për Granitin
“Ai ka personalitet dhe cilësi dhe mund të luajë në çdo klub të madh. Nuk kam aspak xhelozi. Unë jam krenar dhe këtë e them haptas”, deklaroi Taulanti
Graniti, 18 muaj më i vogël se Taulanti në vitin 2009 u shpall kampion i botës me Zvicrën U-17. Ai depërtoi në ekipin e parë të Baselit e në vitin 2012 u transferua në Borussia Moenchengladbach. Ai u bë kapiteni më i ri në historinë e Bundesligas dhe për 47 milionë euro kaloi në Arsenal, transferi i dytë më i shtrenjtë në histori nga Gjermania në Angli, shkruan “20min.ch”, përcjell albinfo.ch.
Por, edhe Taulanti ka sukseset e tij. Ai tashmë është kampion me Baselin, derisa ishte i huazuar në Grasshopper më parë. “Graniti ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka personalitet dhe cilësi dhe mund të luajë në çdo klub të madh. Nuk kam aspak xhelozi. Unë jam krenar dhe këtë e them haptas”, deklaroi Taulanti. “Ne jemi rritur ndryshe. Babai ynë na ka mësuar për respekt dhe për gjërat tjera. E rëndësishme është të kemi shëndet”, shtoi ai, i cili nuk ndjen aspak presion nga rritja e madhe e vëllait të tij të vogël.
Ai ka shtuar se ka pasur disa oferta dhe pse jo një ditë do të mund të kalonte në Moenchengladbach, duke zëvendësuar vëllain e vogël. Oferta ka pasur edhe nga Stuttgart dhe Werder Bremen e Frankfurt. Kontrata Taulantit i përfundon në vitin 2018, derisa shtoi se ai luan ku i thotë trajneri.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje













