Lajme

Të dhënat e fundit nga gjendja me Covid-19 në botë

Të dhënat e fundit në botë tregojnë se 27.871,869 persona deri më tani janë prekur nga virusi korona. Prej tyre kanë vdekur 904.535 persona, ndërsa janë shëruar 19.931,836 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 5.218 persona janë infektuar nga virusi i ri korona në Rusi, ndërsa 142 persona kanë ndërruar jetë, bëri të ditur qendra ruse e krizës për luftë kundër virusit.. Sipas të dhënave të publikuara, rritja mesatare ditore gjatë 25 ditëve të kaluara nuk tejkaloi 0,5 për qind. Që nga fillimi i pandemisë, 1.041.007 persona në Rusi janë infektuar me virusin, ndërsa ai vend është në vendin e katërt në botë sipas numri të rasteve pozitive.. Gjithsej 18.135 persona ndërruan jetë nga virusi në atë vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë evidentuar 341 të saposëmurë dhe tre raste të vdekjes si pasojë e virusit korona, bëri të ditur Shtabi Kombëtar për Mbrojtje Civile. Janë testuar 4.172 mostra. Numri i rasteve momentale aktive është 2.587. Në mesin e tyre, 299 pacientë janë në spital, prej të cilëve 24 janë në aparate për frymëmarrje. Deri më 25 shkurt, në Kroaci janë regjistruar gjithsej 12.626 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 206 ndërruan jetë, ndërsa 9.833 u shëruan.

-Numri i të infektuarve me virusin korona në Francë është rritur për 6.544 gjatë 24 orëve të fundit, në 335.524, përderisa 39 pacientë kanë ndërruar jetë si rezultat i Kovid-19, gjithsej 30.764 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të infektuarve me virusin korona në Brazil u rrit për 14.297, përderisa 504 pacientë ndërruan jetë si rezultat i Kovid-19. Në Brazil deri më tani më shumë se 4,1 milionë persona ishin infektuar me virusin, ndërsa 127,464 kanë ndërruar jetë. Brazili është në vendin e tretë në botë për nga numri i të infektuarve, pas SHBA-së dhe Indisë. Sa i përket numrit të rasteve të vdekjes si pasojë e Kovid-19, Brazili është në vendin e dytë, pas SHBA-së.

-Në Çeki, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.164 raste të reja të virusit korona, që është numri më i madh i rasteve për një ditë që nga fillimi i epidemisë. Siç bënë të ditur autoritetet shëndetësore, për herë të parë që nga marsi, në Çeki janë regjistruar më shumë se 1.000 raste të virusit korona për një ditë.

-Gjatë 24 orëve të kaluara, në Bullgari janë konfirmuar 167 raste të reja të virusit korona, prej 3.923 mostrave të testuara, përderisa 15 persona ndërruan jetë, transmeton BTA. Në Bullgari për momentin ka 4.324 raste aktive të infeksionit, ndërsa janë hospitalizuar 762 pacientë. Në repartet për kujdes intensiv ka 57 pacientë.

-Në Rumani janë konfirmuar  1.271 raste të reja të virusit korona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 98.304, ishte publikuar sot në Bukuresht. Edhe 51 pacientë me Kovid-19 kanë ndërruar jetë, transmeton Agerpres. 4.018 persona kanë ndërruar jetë në Rumani që nga fillimi i pandemisë.

-Gjatë 24 orëve të kaluara në Qipro janë regjistruar tri raste të reja me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve u rrit në 1.514 persona.

-Gjatë 24 orëve të kaluara në Mal të Zi janë konfirmuar 219 të sapoinfektuar me virusin dhe dy pacientë të vdekur, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik, duke precizuar se janë realizuar 822 mostra. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Kovid-19 që nga fillimi i qershorit është 105, ndërsa që nga fillimi i vitit 114.