Shkurt.ch
Të dielën, Festa e Bajramit në Zvicër
Besimtarët myslimanë në Zvicër do t'i nisin festime e Fitër Bajramit të dielën sikurse në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri
Bashkësia Shqiptare Islame në Zvicër njofton komunitetin mysliman në diasporë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, sikur në vendet e prejardhjes, më 18 gusht, kurse dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 19 gusht.
Në Zvicër namazi i Fitër Bajramit falet kryesisht nëpër salla sporti, të rezervuara pikërisht për këtë festë, për shkak të hapësirave të ngushta që i kanë xhamitë apo qendrat islame.
Përveç organizimeve që bëjnë xhamitë nëpër kantone të ndryshme të Zvicrës, nuk shënohet ndonjë ceremoni kryesore e faljes së Fitër Bajramit.
Manifestimi fillon në orën 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të ketë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga imamët shqiptarë në Zvicër.
Në njoftimin e Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër bëhet e ditur se namazi i Fitër Bajramit falet në orën 7:30 në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës, ndërsa rreth 10 minuta më vonë në pjesën fankofone. Hytbet i mbajnë imamët në gjuhën shqipe, të cilët u drejtohen mërgimtarëve me një mesazh për festën.Kryesia e Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër shfrytëzon rastin që të gjithë mërgimtarëve myslimanë t’ua urojë festën e Fitër Bajramit, duke shpresuar se Zoti ka pranuar kontributin e tyre gjatë këtij muaji të bekuar, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre Në Zvicër, një numër gjithnjë e më i madh grash të reja po zgjedhin të ngrijnë... -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike









