Bota

Të dielën ‘ndërrohet’ ora

Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy

Mos harroni. Të dielën ndërrohet ora. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e ardhshme, kur dielën në mëngjes, saktësisht në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas, shkruan albinfo.ch.

Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.

Pra, më 29 tetor akrepat e orës nga tre do të bëhen në dy. Nëse keni bërë plane për të dielën atëherë mos harroni, që akrepat e orës do të ndërrohen.