Shkurt.ch
Të Gjelbrit e Tesinës pro Iniciativës Kundër Migracionit Masiv
Sipas tyre, nga shkaku i fluksit të punëtorëve nga Italia fqinje, punëtorët vendës nga Tesina i nënshtrohen dumpingut të pagave
Iniciativa popullore “Kundër Migracionit Masiv” e udhüehequr nga SVP/UDC ka marrë mbështetje nga një anë e papritur. Ka qenë pikërisht Partia e Gjelbër, dega në kantonin e Tesinës, ajo që është solidarizuar me këtë iniciativë. Kur njihet karakteri i majtë i të gjelbërve, konsiderohet jo tipike që një parti e tillë t`i dalë në krah SVP-së së djathtë.
Kështu, siç bën të ditur kjo parti, në kuvendin e saj ka miratuar mbështetjen për iniciativën që kërkon kufizimin e numrit të të huajve në Zvicër, duke devijuar nga linja e përgjithshme e partisë në qendër. Kjo e fundit vazhdon të mbajë qëndrimin kundër iniciativës së SVP/UDC-së dhe ka bërë rekomandimin që ajo të hidhet poshtë nga votuesit, shkruan nzz.ch.
Por arsyetimi i të gjelbërve tesinezë për të marrë këtë qëndrim ka qenë brengosja për tregun e punës në këtë kanton. Sipas mendimit të tyre, nga shkaku i fluksit të punëtorëve nga Italia fqinje, punëtorët vendës nga Tesina i nënshtrohen dumpingut të pagave.
/albinfo.ch/
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













