Lajme
Të gjitha pasojat e mungesës së vitaminës B12
Personave, të cilët vuajnë nga tipa të ndryshëm të demencës, u mungon pikërisht kjo vitaminë.
Vitamina B12 është njëra ndër më të ndërlikuarat në organizmin e njeriut, për shkak të strukturës së saj kimike dhe domosdoshmërisë për njeriun, për shkak të mungesës së saj mund të shfaqen probleme të shumta shëndetësore.
Këtë vitaminë të rëndësishme nuk e sintetizojnë as bimët, as kafshët, por vetëm disa lloje bakteresh – mikroflora e përtypësve, për shembull, sintetizojnë vitaminën B12 në sasi të mjaftueshme, andaj pikërisht për këtë janë burim themelor i këtij ushqimi nutrien me prejardhje shtazore.
Disa nga to janë mëlçia, veshkat, zemra dhe muskujt, sepse mu në to grumbullohet vitamina e prodhuar.
Burim i shkëlqyeshëm janë peshqit, vezët dhe produktet e tjera me prejardhje shtazore.
Veganët mund të kenë probleme, pasi ata nuk ushqehen me asnjë produkt shtazor dhe mund të shpie deri te problemi me furnizim. Te vegjetarianët, të cilët përdorin së paku qumështin dhe vezët mund të marrin mjaft Vitaminë B12 dhe efektet e mungesës paraqitën shumë rrallë.
Vitamina B12 në krahasim me materiet e tjera ushqyese nuk është e pandjeshme ndaj ndikimeve të jashtme dhe trupi ka nevoja për sasi të vogla të tij – por të cilat janë me rëndësi jetike.
Efektet e mungesës së Vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të vërehet në laborator, se në gjak ka më pak rruaza të kuqe të gjakut (të zmadhuara). Veç kësaj, do të ketë probleme me krijimin e qelizave të reja dhe probleme neurologjike.
Simptomat e mungesës janë të zakonshme si shenja dobësie, zbehja, rrahje të çuditshme të zemrës dhe probleme me frymëmarrje, lodhje e shpejtë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit













