Kosova

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme. Po ashtu theksohet se edhe rruga Pejë-Kuqishtë e cila mbrëmë ishte bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut është hapur ishte. “Rruga është e lirë për qarkullim, por që ende ka rrezik nga rrëshqitjet e mundshme të dheut. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë atë zonë, që të kenë kujdes kur parkojnë rreth zonës së punimeve dhe përgjatë tërë aksit rrugor që dërgon nga Peja në Rugovë, ngase po krijohen vështirësi në punime dhe qarkullim të makinerive punuese që janë duke kryer punimet në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Policia apelon për kujdes në këtë kohë për vozitësit

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor. “Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut”, thuhet në apelin e policisë.