Lajme
Të gjithë klientët që ishin në lokalin e shqiptarit në Vjenë, duhet të bëjnë testin e Covid 19
„Loco Bar“ është një nga lokalet më të famshme në Wiener Gürtel dhe një nga më të frekuentuarit nga rinia dhe studentët në Vjenë. Të gjithë mysafirët që ishin aty, duhet të bëjnë testin e Covid 19.
Për shkak të një rasti të dyshuar me Covid 19, stafi e klubit „Loco Bar“ të martën në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë njoftuar të gjithë ata klientë që kanë vizituar këtë lokal nga data 17 -24 gusht duhet të bëjnë testin e Covid -19., shkruan heute.at.
Klubi „Loco Bar“ menaxhohet nga dy shqiptarë në Vjenë, bën me dije Albinfo Austria.
„Le të rrimë bashkë këto ditë dhe të përpiqemi të përmbahemi me virusin e koronës. Kërkojmë falje për bezdisje, por kohët e veçanta kërkojnë masa të veçanta.
Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju dëshirojmë shëndet të mirë!“, thuhet në mesazhin e tyre në Facebook.
Lokali është i njohur për çmimet e lira të pijeve të cilat janë edhe arsye e frekuentimit të madh të të rinjve vjenez dhe studentëve që jetojnë në kryeqytetin austriak.
Sipas gazetës „heute.at“, i gjithë stafi është testuar, ndërsa dy nga punëtorët kanë rezultuar pozitiv ndonëse nuk kishin simptoma. Megjithatë lokali është duke punuar normalisht.
E-Diaspora
-
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë Interesim rekord në Vjenë, mbi 1.100 të regjistruar për votim në ambasadë... -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025












