Lajme
“Asnjëri nga pacientët e kujdesit intensiv nuk është i vaksinuar”
"Shumë nga të sëmurët tani janë dukshëm më të rinj se në valën e dytë dhe të tretë. Dhe, është një gjë që bie në sy: Të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv janë të pa vaksinuar!"
Spitalet zvicerane nuk po qetësohen, përkundrazi: njësitë e kujdesit intensiv po mbushen përsëri me njerëz të infektuar me korona. Disa njësi të tilla janë tashmë të mbushura, për shembull ajo në Spitalin Kantonal të Lucernit, shkruan srf.ch.
Atje, pacientët është dashur të çoheshin në spitale të tjera në mënyrë që të kishte vend për të sëmirët tjerë.
“Përsëri kemi ngarkesë në lidhje me Covid”, thotë Christoph Henzen, shefi mjekësor dhe kreu i ekipit të pandemisë në Spitalin Kantonal të Lucernit, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, shumë nga të sëmurët tani janë dukshëm më të rinj se ata në valën e dytë dhe të tretë.
Dhe, është një gjë që bie në sy: “Të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv janë të pa vaksinuar!”.
Në Zvicrën Qendrore, 25 deri në pothuajse 30 për qind e të infektuarve me korona janë në kujdes intensiv. Kjo nuk tingëllon shumë, por është pika që mbush kupën.
Situata duket e ngjashme edhe në Spitalin Kantonal, në St. Gallen. Edhe atje, shumë njerëz të infektuar me Covid përfundojnë në njësinë e kujdesit intensiv, përcjell albinfo.ch. Aktualisht janë rreth 11 persona, thotë Drejtori i Shëndetësisë Bruno Damann: “Por, kjo nuk është ende alarmante. Në rastet maksimale ne kishim 35 në njësinë e kujdesit intensiv”, ka thënë Damann.
Për momentin, rreth 601 njerëz në Zvicër janë duke u trajtuar në spitale për shka se janë të infektuar me koronavirus – 145 prej tyre janë në kujdes intensiv. Kështu ishte gjendja të enjten, në orën 10.45 paradite.
https://www.srf.ch/news/schweiz/volle-intensivstation-covid-patienten-bringen-luzerner-kantonsspital-an-seine-grenzen
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












