Të huajt i rrahin fëmijët dhjetë herë më shumë se zviceranët
8 % të fëmijëve të të huajve janë rrahur nga prindërit ndërsa vetëm 0.9% të fëmijëve zviceranë
Të huajt në Zvicër i rrahin fëmijët e tyre pothuaj dhjetë herë më tepër se që e bëjnë këtë vendësit. Këtë përfundim eka nxjerrë një studim i bërë në kantonin e Bernës. Studimi ka marrë për bazë deklarimin e rreth 600 fëmijëve në tri komuna mesatare të kantonit të Bernës
Sipas këtij studimi, tetë për qind të fëmijëve me prejardhje të huaj janë rrahur tashmë brutalisht nga babai ose nëna. Nga ana tjetër, vetëm 0.9% të moshatarëve të tyre zviceranë kanë përjetuar ndonjëherë rrahje të tillë. Po ashtu rreth dy fish më shumë shuplaka “kanë ngrënë” nga prindërit e tyre fëmijët me prejardhje të huaj se sa vendësit.
Fëmijët e gjinisë femërore, tek familjet e huaja, janë më të prekur nga dhuna prindërore se ata të gjinisë mashkullore. Vajzat rrihen pothuaj dy fish më tepër se vëllezërit e tyre.
Sipas bashkautorit të studimit, Christoph Urwyler, qarqet e ndryshme kulturore kultivojnë qasje të ndryshme sa i përket dhunës ndaj fëmijëve. Ai thotë se studimi ka konstatuar se fëmijët tamilë janë më shpesh viktimë eflakaresahve të prindërve krahasuar me të hjuajt tjerë.
Por, ndërkaq studimi ka gjetur po ashtu se me rritjen e shkallës së integrimit të të huajve bie shkalla e dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve.
Megjithatë,për Luca Ciriglianon nga Komisioni federal për fëmijë dhe të rinj, këto gjetje të studimit duhet të alarmojnë shoqërinë zvicerane.
Sepse, sipas tij, jo të gjitha rastet e kësaj dhune lidhen me faktorë socialë si varfëria dhe papunësia. Për këtë arsye ai ka propozuar një lloj marrëveshje kundër “dajakut” në kaudirn e marrëveshjeve për integrim që duhet të lidhin të huajt me shtetin zviceran
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës










