Kosova
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021
Vitet e fundit Shqipëria është bërë një treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, apo Mali i Zi, thuhet në një analizë të revistës Monitor, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë rreth 380 milionë euro. Që nga viti 2021, kur filloi interesi i huajve, kryesisht në bregdetin shqiptar, deri në mars 2025, të huajt kanë blerë rreth 1.3 miliardë euro prona në vend, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që i llogarit këto flukse si investime të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Rëndësia e investimeve në pasuri të paluajtshme në raport me totalin e investimeve në vend është rritur ndjeshëm. Në vitin2014, blerjet e pronave nga të huajt zinin vetëm 5.7% të investimeve të huaja, ndërsa në 2024-n, kjo peshë u rrit në 24%.
Rekordi u shënua në tremujorin e parë të këtij viti, ku blerjet e shtëpive nga të huajt zunë gati 29% të totalit të fluksit të investimeve të huaja në vend. Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit ishin 362 milionë euro, me rritje të lehtë prej 2.3% me bazë vjetore.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues














