Integrimi
Të huajt, më pak kriminelë se gjermanët: Përjashtim bëjnë kosovarët dhe serbët!
Te vrasjet me motiv seksual madje 90 deri 95 për qind të të dyshuarve janë gjermanë. Nga gjithsej 11 të dyshuar për vrasje të tilla ka qenë vetëm një jogjerman
Ngacmimet seksuale të bëra nga refugjatët kryesisht me prejardhje arabe që vitin e kaluar patën bërë bujë të madhe, patën krijuar një perceptim të përgjithshëm për pjesëmarrjen mbimesatare të refugjatëve në deliktet e kryera në Gjermani, shkruan welt.de Por, ekspertët thonë se kjo është një shprehje e populizmit dhe, thjesht, nuk qëndron. Megjithatë, siç thonë ekspertët gjermanë të kriminalistikës Udo Küch dhe Christian Walburg, janë disa grupe migrantësh që me vite të tëra kanë kryer dhe kryejnë delikte, transmeton albinfo.ch. Dhe në këtë grupe bëjnë pjesë kosovarët dhe afrikanët e veriut, ka thënë Küch.
Kriminaliteti i rëndë me dhunë po shënon rënie të theksuar prej vitesh. Por edhe numri i përgjithshëm i delikteve, nëse prej tyre i përjashtojmë hyrjet ilegale të refugjatëve në Gjermani, ka shënuar rënie. Por ka rritje të numrit të delikteve sa u përket plaçkitjeve dhe vjedhjeve. Mbrapa tyre qëndrojnë kryesisht bandat profesionale nga Evropa Juglindore, thotë Walburg.
Një e dhënë shumë simptomatike që e përmend profesori në fjalë i kriminalistikës është ajo që tregon se te vrasjet me motiv seksual madje 90 deri 95 për qind të të dyshuarve janë gjermanë. Nga gjithsej 11 të dyshuar për vrasje të tilla ka qenë vetëm një jogjerman, ka thënë ai.
Policia e qarkut Braunschweig ka konstatuar se vetëm një numër i vogël i delikteve të kryera kanë autorë refugjatët. Dhe këtë, sa i përket tremujorit të parë të këtij viti e ka vërtetuar edhe Zyra Federale për Kriminalitet. Sipas Ministrisë së Brendshme të huajt nuk janë më kriminelë se gjermanët, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në mesin e azilkërkuesve nga Siria dhe Iraku, përqindja delikteve të kryera është madje më e ulët se mesatarja.
Sipas statistikës zyrtare numri i delikteve të kryera nga migrantët në përgjithësi ka shënuar rënie. Nga janari deri në mars të vitit 2016 kjo rënie ka qenë mbi 18 për qind. Por, në mesin e të huajve ka dallime të mëdha. “Prej vitesh ka probleme me grupe të caktuara migrantësh nga Afrika e Veriut dhe nga Kosova. Politika tregohet tash e befasuar, por ajo gënjen”, thitë Ulf Küch nga Federata e zyrtarëve gjermanë të kriminalistikës. Këto grupe nuk mund të dëbohen pasi që politika nuk i ka kryer detyrat e saj të shtëpisë. Dhe kjo tash u vihet barrë të tjerëve, dmth. Refugjatëve.
Ndërsa BKA në një raport të saj konstaton: “Nga refugjatët e regjistruar nga janari 2015, marokenët, algjerianët, tunizianët por edhe gjeorgjianët dhe serbët janë të përfaqësuar më shpesh se mesatarja në mesin e të dyshuarve për krime.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër? Çmimi i primeve të sigurimit shëndetësor zviceran është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, duke nxitur...
-
Bujtinat e të rinjve në Zvicër kanë shënuar rekord netqëndrimi në vitin 2023
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF
-
Ideja që i bashkon të gjitha partitë politike