Shkurt.ch
Të huajt në Neuchatel mund të zgjidhen deputetë dhe ministra të kantonit!
Përveç se kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje dhe në referendume, të huajt e këtij kantoni nga viti 2007 në nivel komunal mund edhe të zgjidhen në funksione
Të huajt në Kantonin Neuchatel (Neuenburg) në të ardhmen mund të kandidojnë për t`u zgjedhur në Parlamentin e Kantonit e madje edhe në Qeverinë e Kantonit. Parlamenti i këtij kantoni është deklaruar sot se të huajt, edhe pse nuk kanë pasaportë zvicerane, të fitojnë të drejtën pasive të zgjedhjes edhe në nivel kantoni, shkruan srf.ch.
Megjithëkëtë, do të jetë populli i cili me votim të drejtpërdrejtë do të vendosë nëse ky ndryshim do të futet në kushtetutë ose jo.
Kusht për pjesëmarrjen e kandidatëve të huaj për parlament dhe qeveri është që ata të kenë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (viza C) dhe të jenë duke jetuar më së paku prej pesë vitesh në kanton, transmeton albinfo.ch
Kantoni Neuchatel (Neuenburg) ka një veçanti nga kantonet tjera. Përveç se kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje dhe në referendume (e drejtë që të huajt e gëzojnë edhe në disa kantone tjera) ata nga viti 2007 në nivel komunal mund edhe të zgjidhen në funksione.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












