Maqedonia
Të martën pritet të hapet Teatri Shqiptar i Shkupit
Pritet që nesër të hapet për herë të parë Teatri Shqiptar i Shkupit, përcjell albinfo.ch.
Ani pse Teatri Shqiptar i Shkupit nisi të ndërtohet në vitin 2013, punët ndërtimore përfunduan vitin e kaluar, por ende nuk është hapur zyrtarisht. Për të nisur me punë ishte e nevojshme një leje nga Ministra e Transportit dhe Lidhjve, e që sa ishte Ministër Goran Sugareski nuk e dha. Me të ardhur në detyrë ministri i ri, Bllagoj Boçvarski, si duket përfundimisht do të hapen dyert e teatrit për publikun. Ndonëse para disa ditëve Boçvarski nuk e kishte idenë që Teatri Shqiptar po pret lejen e tij për të nisur punën, TV21 ka mësuar se ministri tani më në formë elektronike e ka nënshkruar lejen e shumëpritur.
“Duhet të shohim se për çfarë projekti bëhet fjalë. Po thoni se është objekt i ndërtuar dhe nuk ka leje? Po është objekt i ndërtuar pret të nisë me punë, por nga Ministria e Transportit nuk ka leje. Sigurisht nuk ka ende leje për punë, do ta shikoj lëndën dhe do t’ ju informojmë. Nëse keni pyetje drejtohuni lirisht te MTL dhe do t’ ju përgjigjemi me shkrim që sot, se deri ku është procedura për këtë objekt”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Ndërkohë drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Adem Karaga, thotë se po presin vendimin me shkrim dhe të nisin me përgatitje për hapje, pa potencuar se kur pritet të bëhet kjo.
Përndryshe TV21 së fundmi ka raportuar për problemet që janë shfaqur në objektin e ri të teatrit, siç janë çatia që pikon ujë kur ka reshje. Ish-ushtruesi i detyrës drejtor, Ylber Murtezi, pati thënë se uji rrjedh pranë instalimit të rrymës dhe se paraqet rrezik të madh. Që nga fillimi i ndërtimit të godinës së teatrit janë shpenzuar mbi 10 milioni euro. Përndryshe, rikonstruktimi i Teatrit Shqiptar në Shkup ka nisur në vitin 2013, kur me teatrin udhëhiqte drejtori Adem Karaga. Pjesa ndërtimore përfundoi në tetor të vitit 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













