Kosova
Të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it i ka nisur punimet në Dubai ku, veç tjerash, pritet të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë.
Mbledhja e përvitshme e Interpol-it do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.
E, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se votimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol do të mbahet të martën.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synim i Kosovës.
“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtare. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, ka shkruar ai në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













