Shkurt.ch
Të moshuarit në timon, rrezik permanent në trafik
Në vitin 2013 janë deklaruar të pavlefshme mbi 4700 leje të ngasjes së automobilit të personave mbi 70 vjeçarë. Në vitin 2008, kanë qenë vetëm 2555
Gjatë pesë viteve të fundit në Zvicër pothuajse është dyfishuar numri i shoferëve të moshuar të cilëve u është marrë patentshoferi.
Në vitin 2013, autoritetet kompetente i kanë deklaruar të pavlefshme mbi 4700 leje të ngasjes së automobilit të personave të sëmurë mbi 70 vjeçarë. Kjo me arsyetimin se personat në fjalë, për shkaqe shëndetësore nuk ishin në gjendje të rregullt për të marrë pjesë në komunikacion.
Vetëm pesë vite para kësaj, në vitin 2008, shifra e patentshoferëve të tërhequr ka qenë 2555, tregojnë statistikat e zyrave të komunikacionit rrugor, të publikuara nga magazina televizivee „10vor10“ e televizionit publik zviceran.
Sipas këtyre të dhënave statistikore, veçanërisht rigoroz në këtë drejtim ka qenë kantoni Aargau: çdo i katërti rast i shpalljes së pavlefshme të patentshoferit në gjithë Zvicrën, ka ndodhur në këtë kanton. Nëse në vitin 2008 ishin tërhequr 375 leje të ngasjes së automjetit, në vitin 2013 kjo shifër në kantonin Aargau kishte arritur në 1129, ose pothuaj ishte trefishuar.
Autoritetet e sigurisë në trafik dhe opinioni është bërë më i ndjeshëm sa i përket rrezikshmërisë që paraqesin seniorët në trafik pas një aksidenti të rëndë që kishte ndodhur në vitin 2005. Në atë rast një person 82 vjeçar i sëmurë nga diabeti dhe që shihte vetëm me njërin sy, kishte shkelur një nxënëse duke i shkaktuar vdekjen.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër












