Lajme
Të pasurit bëhen më të varfër për herë të parë që nga viti 2011
Pas shtatë viteve të rritjes, numri i individëve me vlerë të lartë neto (HNWIs) në mbarë botën dhe pasuria e tyre totale u zvogëlua më 2018, sipas raportit nga konsulentët Capgemini
Asetet e përgjithshme të HNWIs – të përcaktuara nga Capgemini si njerëz me mjete të investueshme prej së paku $ 1 milion, duke përjashtuar vendbanimin primar, koleksionet, materialet konsumuese dhe të qëndrueshme të konsumit – u tkurrën me pothuajse 3% në $ 68.1 trilion.
“Humbjet në bursat kanë pasur një ndikim veçanërisht të fortë”, tha Klaus-Georg Meyer nga Capgemini, shkruan Swissinfo.ch.
Tendenca në rënie ishte e dukshme në Azi dhe në Evropë, ndërsa Amerika e Veriut mbeti e njwjtw. Ndërkohë, rajoni i Lindjes së Mesme kishte rritje me gati 6%, pwrcjell albinfo.ch.
Zvicra
Rreth 18 milionë njerëz mund të quheshin milionerë, 0.3% më pak se në vitin 2017. “Personalisht, unë nuk do të shqetësohem për ta”, shtoi Meyer.
Kjo ndodhi edhe nw Zvicwr. Zvicra është kështu e shtata në listën e milionerëve pas Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Gjermanisë, Kinës, Francës dhe Britanisë.
Duhet të theksohet se këto shifra nga Capgemini ndryshojnë nga ato të publikuara tre javë më parë nga Grupi i Konsulencës së Bostonit.
Sipas tyre, 500,000 milionerë të Zvicrës e vënë atë në vendin e katërt, prapa SHBA-së, Kinës dhe Japonisë.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bashkëpunim i Shoqatës "Yjet e Kosovës" dhe ansamblit të muzikës klasike KamerAL Ensemble që vepron në... -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër -
Dietikon, Zvicër
Del para gjyqit në Zvicër Imami shqiptar -
Zvicër
Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve -
Suedi
Trajnerja shqiptare në krye të kampionit suedez Hacken
Jeta në Zvicër
-
Ikjet pas aksidentive të rënda, një fenomen i vështirë për t’u identifikuar Çdo vit në Zvicrën frëngjishtfolëse, shoferët ikin pasi shkaktojnë aksidente të rënda, ndonjëherë fatale. Nëse fontet... -
A mund të imponojë Zvicra vaksinime të detyrueshme? -
Pasagjerët e fluturimeve zvicerane përballen me rregulla të reja për marrjen e baterive në aeroplan -
Disa viktima të zjarrit u liruan – një udhëtim i gjatë për të tjerët -
Gjykata i jep të drejtë kosovarit që i ishte refuzuar pasaporta zvicerane











