E-Diaspora
Të premten në Austri promovohet libri “Fitorja Diplomatike e UÇK-së”
Libri i ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“ për nga rëndësia cilësohet me vlera të mëdha historike
Të premten, në ora 18 në Kunstagalerinë e njohur të Vjenës promovohet libri “Fitorja diplomatike të UÇK”. Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri. Pritet pjesëmarrje e diplomatëve dhe mërgimtarëve nga gjithë Austria.
Ndërkohë pas promovimit të librit të tij tri vite më parë në Vjenë “Republika e Kosovës-Shtetkrijimi dhe struktura sociale”, sërish Sabri Kiçmari kthehet në Vjenë me librin e ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“.
Atëherë, rreth librit dhe autorit, Prof. Paul Lendvai, analist i njohur austriak tha se autori ishte shumë modest ndaj vetvetes dhe ndaj njerëzve të vendit të tij të cilët kanë luajtur një rol shumë më rëndësi në historinë e Kosovës moderne.
Libri i ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“ për nga rëndësia cilësohet me vlera të mëdha historike, “një lloj letrar, e shkencor i rrallë në traditën tonë”. Shkrimi i natyrshëm me gjuhë të fakteve i shton vlerat e tij përtej një vepre kujtimesh apo ditari personal, kur dihet se autori ishte personazhi i ngjarjeve qe nga vitet e renda për vendin në veçanti pas suprimimit të autonomisë së Kosovës
Duke qenë bashkë drejtues të ilegales që nga viti 1989 autori na sjell kujtime nga koha e demonstratave kundër pushtuesve serb e jugosllav, atëherë kur ai përjeton rëndë vrasjen e bashkëluftëtarëve të ilegales, heronj të kombit: Ali Ajeti, Afrim Zhitia e Fahri Fazlia, Fadil Vates. Ishte kohë kur Lëvizja për Çlirim e Kosovës e sheh rrezikun nga arrestimi, dhe merr vendim që Sabri Kiçmari të vepron në Evropën Perëndimore. Ky veprim ishte i mençur dhe me efekte pozitive të shumanshme të cilat i dokumenton libri.
Autori bashkëjeton që nga ilegalja e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeverisë së Përkohshme pas Rambujesë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga të cilat Sabri Kiçmari do caktohet në rolin e tij diplomatik si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Evropë, detyrë kjo aspak të lehtë, por e kurorëzuar me fitore diplomatike e cila për rrjedhojë solli fitoren ushtarake dhe lirinë e Kosovës.
Nga libri mësojmë sa e vështirë dhe e mundimshme ishte kjo në rrethanat e kohës, kur diplomacia e vendeve evropiane dhe vendeve tjera vuanin nga sindromi i koncepteve të të ashtuquajturit “shtetit sovran” edhe kur ai shtet është kolonizator e vrasës masiv i popujve siç ishte Serbia dhe Jugosllavia. Argumentet e shtruar në takime me burra shtetesh, diplomat, media e shkruara dhe elektronike tregojnë për sukses të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e faktorit të jashtëm mbi nevojën e përkrahjes së luftës për liri të UÇK-së, si formë e imponuar nga veprimet kriminale të pushtuesit i cili kishte qellim shfarosjen e shqiptarëve me pasojë pastrimin etnik.
Studiuesi Sabri Kiqmari kthehet në Vjenën e tij ku si diplomat dhe veprimtar vazhdoi rrugën e trasuar nga Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Faik Konica, Eqrem Bej Vlora, drejtë fitores diplomatike e ushtarake.
Mërgimtarët në Austri e persin me respekt sikur atëherë kur fjala e tij ishte mobilizuese dhe drejtuese e veprimtarisë sonë drejtë lirisë!
Hazir Mehmeti, Vjenë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna Pasi mori përsipër specialistin e kancerit Seagen, i cili ka një degë në Zug, Pfizer zbuloi...
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in