Jeta në Zvicër
Të rinjtë, askund më mirë se në Zvicër
Në krahasim evropian, të rinjtë e Zvicrës janë deklaruar optimistë, financiarisht solidë dhe që qëndrojnë mirë me prindërit.
Me sondazhin «Generation What?» janë pyetur të rinjtë në gjithë Evropën në lidhje me punën, familjen, politikën, dashurinë dhe seksin.
Më shumë se 400.000 njerëz morën pjesë në sondazh, duke përfshirë edhe disa mijëra të rinj zviceranë.
Askund tjetër nuk konsiderohet më e mirë se në Zvicër gjendja financiare e të rinjve – 39 për qind e tyre kanë financa të sigurta.
Besimi për politikën dhe gjyqësorin është aq i lartë sa pothuajse askund tjetër në Evropë, përveç në Zvicër, vetëm 14 për qind mendojnë se politikanët krejtësisht janë të korruptuar. Mosbesimi i madh mbizotëron krahas fesë. 87 për qind jetojnë pa asnjë fe.
Puna te të rinjtë zviceranë është veçanërisht e rëndësishme: 71 për qind nuk mund të jenë të lumtur pa një vend pune. Të kënaqur të rinjtë zviceranë janë treguar edhe me sistemin arsimor.
Brezi i ri është gjithashtu i mirë me prindërit. Thonë se 92 për qind e prindërve janë krenarë me fëmijët e tyre, 74 për qind e marrëdhënieve llogariten të jenë si “cool” ose “ideal”.
64 për qind flasin me prindërit e tyre rreth marrëdhënieve të tyre, në Facebook janë 39 për qind miq me prindërit e tyre.
Shqetësim i të rinjve në këtë vend është mbrojtja e mjedisit, ndërkohë që, për shembull, në Skandinavi, Poloni apo Angli është emigracioni. Në Francë, Spanjë dhe Itali kërkimi i një vendi pune është problemi më i madh, ndërsa frika e të rinjve në Gjermani dhe Austri janë trazirat sociale.
Sidomos mbështetje e madhe nga të rinjtë zviceranë gjithashtu gëzon shërbimin ndaj atdheut: 80 për qind kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ose shërbimin civil.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












