Lajme
Të rinjtë, me letër të hapur, kundër mbylljes në Zvicër
Pas trazirave të fundit në St. Gallen, udhëheqësit e rinj politikë i kanë shkruar një letër të hapur Këshillit Federal.
Kjo letër kërkon që të dëgjohen shqetësimet e tyre, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Udhëheqësit nga grupet rinore të shumë prej partive të mëdha kanë bashkuar forcat, duke thënë se kufizimet po dëmtojnë të ardhmen e tyre.
Papunësia është rritur me 43% mes atyre të moshës midis 15 dhe 24 vjet gjatë vitit të kaluar. Arsyeja kryesore është se të sapodiplomuarit nuk janë në gjendje të gjejnë një punë dhe ata që kërkojnë një praktikë mësimi kanë frikë se mundësitë e tyre do të humbasin.
Një studim nga Universiteti i Bazelit tregon se niveli i depresionit është rritur 3%, por organizatat e krijuara për të ndihmuar ata në krizë thonë se thirrjet janë rritur ndjeshëm – dhe një e katërta e thirrjeve janë nga të rinjtë me mendime vetëvrasëse.
Të mos qenit në gjendje të shoqëroheshin me kolegët e tyre, shihet si një nga problemet kryesore. Punonjësi i rinisë, Nicole Joerg-Ratter, thotë se të rinjtë janë më të varur nga hapësirat publike si një vendtakimi, një mundësi e mbyllur për shumë prej tyre për momentin.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













