Lajme
Të vdekurit në shtëpinë në Vaud të Zvicrës kishin plagë nga armë zjarri
Pesë trupat që u gjetën të vdekur në shtëpinë e djegur në Yverdon, Vaud, pas ekzaminimeve del të kenë pasur edhe plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Mendohet që babai mund të ketë vrarë fillimisht familjen e tij e më pas vetën. Dyshimet e para u ngritën pasi u gjet një armë që i përket atij.
Pesë viktimat janë identifikuar dhe bëhet fjalë për tre vajza të moshës pesë, nëntë dhe 13 vjeçe si dhe nënën (40) dhe të atin (45). Sipas fqinjëve çifti është ndarë kohët e fundit, shkruan Blick, përcjellë Albinfo.ch
Shkaku i zjarrit ende nuk është i ditur për policinë e kantonit të Vaud, po përjashtohet mundësia e një pale të tretë. Megjithatë, hetuesit kanë gjetur sasi të madhe të përshpejtuesit të zjarrit në dhoma të ndryshme të shtëpisë, derisa policia njofton se hetimet do të vazhdojnë edhe me ndihmën e ekspertëve të Universitetit të Lozanës, shkruan Blick, përcjellë Albinfo.ch.
Policia ishte njoftuar se rreth orës 06:40 ka ndodhur një shpërthim para se të niste zjarri e fqinjët thonë se kanë menduar të ishte ndonjë bombë. Debora di Fuotri ka thënë për Blick se derisa ishte shtrirë kishte dëgjuar shpërthimin: “I gjithë trupi më dridhej. Mendova se ishte një sulm me bombë”, përcjellë Albinfo.ch.
Shtëpia është shkatërruar plotësisht nga zjarri. Fillimisht u gjetën katër trupa, e tek të premten u gjet edhe trupi i njërës nga vajzat.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














