E-Diaspora
Teatri i fëmijëve nga Tirana shfaq “Princin e vogël”
Shfaqja "Princi i vogël" jepet në teatrin e kukullave në Winterthur, Theater im Waaghaus, tri herë: nga e premtja 15 nëntor deri të dielën, më 17 nëntor
Në kuadrin e festivalit të kulturës “Culturescapes” që ka filluar javën e kaluar në Bazel, dhe do të vazhdojë dy muaj, para shikuesve zviceranë dhe të tjerë po parakalojnë qindra programe artistike të zhanreve dhe të ndryshme. Në mesin e trupave që kanë rastin për tu prezantuar gjatë këtyre ditëve është edhe Teatri Kombëtar i Fëmijëve nga Tirana me shfaqjen “Princi i Vogël”.
Historia e “Princit të vogël” nga Antoine de Saint-Exupèry e vitit 1943, është një nga pjesët më të bukura të shkruara për miqësinë dhe njerëzimin. Vënia në skenë e pjesës nga Teatri Kombëtar Shqiptar i Fëmijëve bazohet në lëvizjet e katër kukullave, që drejtohen nga katër aktorë. Një vend i rëndësishëm në shfaqje i jepet ndriçimit. Përdorimi i elementeve të multimedias i jep shfaqjes një aspekt magjik dhe ndihmon që pjesa të ketë vlerë për t’u parë jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Në këtë pjesë, lëvizja teknike e kukullave është e lidhur me lëvizjen e duarve të aktorit.
Shfaqja “Princi i Vogël”, është realizim i Tetarit Kombëtar për Fëmijë nga Tirana. Ky teatër është themeluar në vitin 1950. Nga viti 1962 ai është vendosur në ndërtesën në të cilën ndodhet edhe sot. Në vitin 2003 ky teatër merr titullin zyrtar “Teatri Kombëtar Shqiptar i Fëmijëve”. Brenda vitit trupa e këtij teatri vë në skenë pesë shfaqje të reja si dhe reprizën shfaqjet e mëhershme
“Princi i vogël” do të jepet në teatrin e kukullave në Winterthur, Theater im Waaghaus, në ditët si vijon: e premte, 15 nëntor, nga ora 20.15; e shtunë, 16 nëntor, nga ora 20.15 dhe të dielën, më 17 nëntor, nga ora 11.00.
Adresa: Marktgasse 25, 8400 Winterthur, www.theaterimwaaghaus.ch. Sigurimi i biletave: 052 214 14 56
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












